Aktualitet

VD-Imeraj në KPA, kryeprokurorja e Tiranës: Kallëzime nga njerëz që nuk ekzistojnë!

30 Mars 2022, 09:47 Nga DOSJA
VD-Imeraj në KPA, kryeprokurorja e Tiranës: Kallëzime nga

TIRANË– Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj është mbrojtur sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Ajo ka marrë konfirmimin nga shkalla e parë, por Komisioneri Publik ka ankimuar me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, pas përplasjeve që përfaqësuesit e ONM-së kanë pasur me Imerajn. Imeraj ka kërkuar që të mbrohet nga një avokat i huaj nga Strasburgu, gjë që është pranuar nga trupa gjykuese e KPA.  

Elisabeta ka deklaruar se është bërë një denoncim i rremë ndaj saj nga kallëzuesja Erjona Fino. Sipas saj kallëzuesja Erjona Fino pretendon se ka një listë personash, ku Imeraj është e 167-a. Një tjetër kallëzim ka ardhur për prokuroren, sipas saj, nga një person që nuk ekziston me emrin Valentino Ymerin. 

“Ne aktet qe ju keni perpara, rezulton se vendimarrja e KPK se per procesin tim te rivleresimit me konkluzionin Konfirmim ne detyre, eshte bere me date 25.03.2021. Pas njohjes me denoncimet shtesë nga Kolegji dhe përgjigjet e dhëna nga Prokuroria e Posaçme SPAK, rezulton se, në datën kur ishte caktuar shpallja e vendimit, vëzhguesit ndërkombëtar i depozitohet një denoncim me email ndaj meje, me pretendime absurde dhe te paqena, dhe po në këtë datë ky denoncim anonim përmes e-mailit (nga një person që nuk ekziston), i përcillet për verifikim SPAK.  Nuk paraqes dhe nuk shfaq asnjë pretendim në drejtim të verifikimit të çdo të dhënë apo denoncimi, por cfare ka ndodhur qe vendimarrja e dates 25.03.2021 te shtyhej per shpallje deri me date 01.04.2021. Nuk mund të kuptohen ndryshe përveçse një tendencë për të ndikuar në mënyrë jo të rregullt dhe ligjore në procesin tim të rivlerësimit me qellimin e vetem shkarkimin tim nga detyra.

Po kush e deshiron shkarkimin tim nga detyra, bazuar ne denoncimin anonim te Valentino Ymerit, denoncimin anonim te Rrahim Shehut apo denoncimin e Eriona Finos? Normalisht, une ushtroij detyren dhe funksionin e prokurorit dhe si i tille mundem te kem cenuar dhe interesa politike, interesa ekonomike apo dhe interesa kriminale. Ndaj pergjigja eshte e sakte, pas denoncimeve anonime mundet te fshihen vetem elemente dashakeqes qe kane pse jo promotorin kryesor tek Krimi i Organizuar.  Por a mundet dhe duhet te shkarkohet nje prokuror mbi bazen e nje kartele te fallsifikuar, mbi bazen e nje denoncimi te paqene, dhe anonim, mbi bazen e pretendimeve qe nuk bazohen ne prova. Natyrisht qe jo, sepse ne radhe te pare, Ju vete nuk mundet te siguroni besimin e publikut sipas ketij mekanizmi. Një nga provat për shembull është denoncimi i rremë i Rrahim Shehut ndaj meje. Si pretendon komisioneri publik të behën pjese e gjykimit,”- ka thënë ndër të tjera Imeraj, sipas Shqiptarja.com.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është përgjigjur se nuk ka ende asnjë vendim për marrjen e provave. ONM kërkoi që të ankimohet vendimi për konfirmimin në detyrë të Imeraj nga Komisionerët, pasi sipas tyre, KPK-ja dështuar që të verifikojë kontaktet e njëpasnjëshme të Imerajt me dy persona të dënuar, ish-bashkëshortin e saj Agron Bajri dhe vëllain e tij. Vëzhguesit Ndërkombëtarë kanë depozituar dhe shkresën e gjykatës italiane, të përkthyer, ku sipas tyre tregohet se Bajri e vëllai i tij janë dënuar për organizim të prostitucionit dhe trafikim të qenieve njerëzore. ONM-ja shprehej se një kredi prej dy milion lekësh e marrë prej saj dhe bashkëshorti i saj, me të cilin është divorcuar në vitin 2019 është tejet e dyshimtë. Sipas ONM-së, për ish-bashkëshortin dhe ish-kunatin e saj, ka të dhëna të forta se janë dënuar për Trafikim të qenieve njerëzore dhe organizim prostitucioni në Romë të Italisë në vitin 2002.

LEXO EDHE KËTË:

Shtyhet seanca në KPA ndaj Elisabeta Imerajt, deklarata: E vërteta do dalë në shesh

Seanca për Elisabeta Imerajn në KPA!Zbardhen diskutimet, Komisioneri: Janë gjetur 7 shkelje

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta imeraj elisabeta imeraj ne veting elisabeta imeraj elisabeta imeraj ne veting

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Mars 2022, 16:29

Atentati në Elbasan, policia shoqëron 3 persona

ELBASAN- 3 persona dyshohet se janë shoqëruar ditën e sotme në polici për atentatin që ndodhi pasiditen e djeshme. Personat aktualisht po merren në pyetje, në m...