Politike

Hapja e 11 kutive nga KQZ, PD: Proces farsë për t’u hedhur hi syve njerëzve

11 Korrik 2019, 20:08 Nga DOSJA
Hapja e 11 kutive nga KQZ, PD: Proces farsë për t’u hedhur hi

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për të hapur 11 kuti për zgjedhjet në Bashkinë Lezhë. Ivi Kaso në emër të PD-së, shkruan se ky është një marifet i ri që po bëhet për zgjedhjet e 30 qershorit.

Më tej Kaso shkruan se hapja e kutive nesër do jetë farsa e fundit që po bëhet për t’u hedhur hi sy njerzve.

Nën shembullin e ndritur të “marifetit” me Idajet Beqirin, KQZ ka vendosur që nesër, në vijim të një kërkese ankimore për Bashkinë Lezhë, të hapë dhe të kontrollojë rregullshmërinë e procesit të 30 Qershorit vetëm për 11 qendra votimi ku PS ndihet e sigurt që s’ka patur manipulime. Qëllimi, jo fort i fshehur është që t’i tregohet botës mbarë se votimet ishin të rregullta e të vlefshme, jo vetëm këtu por në mbarë vendin. Ajo që e nxjerr bllof këtë skemë farsë “dorëzimi të kontrolluar” është se nga frika se mos del në shesh manipulimi me listat e zgjedhësve, në këto qendra, KQZ ka vendosur të mos ta hapë fare kutinë e materialeve zgjedhore. Pra, thënë shkurt e me dy fjalë: Proces farsë për t’u hedhur hi syve njerëzve!”, shkruan Kaso.

Sot në mbledhjet e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve është miratuar kërkesa e Eduart Ndocajt për të hapur 11 kuti për të cilat ka dyshime se ka parregullsi. KQZ tha se nëse do të ketë parregullsi do të nis dhe procedimi për komisionerët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hapja e kutive iivi kaso kqz hap 11 kuti zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 hapja e kutive iivi kaso kqz hap 11 kuti zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll