Bota

Draghi telefonon Putinin,në qendër të bisedës çmimi i gazit në rubla dhe negociatat

30 Mars 2022, 16:54 Nga DOSJA
Draghi telefonon Putinin,në qendër të bisedës çmimi i

ITALI- Kryeministri italian Mario Draghi dhe presidenti rus Vladimir Putin folën me telefon ditën e sotme në lidhje me zhvillimet në negociatat e së martës në Stamboll midis delegacioneve të Moskës dhe Kievit dhe për kërkesën e Moskës për të marrë pagesat për furnizimin me gaz në rubla.

Sipas Ansa, Draghi ritheksoi gatishmërinë e qeverisë italiane për të kontribuar në procesin e paqes, në prani të shenjave të qarta të depërshkallëzimin nga ana e Rusisë. Presidenti Putin e përshkroi sistemin rus të pagesave të gazit në rubla. Dy liderët ranë dakord për të mbajtur kontakte.

para bisedës telefonike njëorëshe, ministri i jashtëm Luigi Di Maio tha se Roma kishte njohur “hapat diplomatikë të ndërmarrë” pasi Moska premtoi të de-përshkallëzonte aktivitetin ushtarak rreth Kievit pas pushtimit të Ukrainës.

Ne do t’i vlerësojmë njoftimet ruse në bazë të veprave”, duke paralajmëruar kundër “iluzioneve”. -tha ai.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Rusia nuk tërheq forcat, sulmon disa qytete, Zelenskyy: S’jemi naivë

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mario draghi vladimir putin lufta ukraine-rusi mario draghi vladimir putin

Sondazh

Poll