Bota

Zyrtari amerikan: Ne besojmë se Putini po keqinformohet për performancën ushtarake ruse

30 Mars 2022, 15:32 Nga DOSJA
Zyrtari amerikan: Ne besojmë se Putini po keqinformohet për

SHBA– Shtetet e Bashkuara besojnë se presidenti rus Vladimir Putin po “dezinformohet” nga këshilltarët e tij se sa keq po performon ushtria ruse në Ukrainë dhe ndikimin e sanksioneve në ekonominë ruse, thotë një zyrtar amerikan.

Sipas CNN, zyrtari tha se vlerësimi bazohet në gjetjet e deklasifikuara të inteligjencës amerikane. Ai shtoi se SHBA-të kanë informacione që tregojnë se Putini është bërë i vetëdijshëm për dezinformatat, duke çuar në një përçarje midis Putinit dhe zyrtarëve të tij të lartë të mbrojtjes.

Ne besojmë se Putini po keqinformohet nga këshilltarët e tij se sa keq po performon ushtria ruse dhe se si ekonomia ruse po gjymtohet nga sanksionet, sepse këshilltarët e tij të lartë kanë shumë frikë t’i thonë të vërtetën”, tha ai.

Zyrtari shtoi se SHBA-të kanë informacione që tregojnë se Putini është bërë i vetëdijshëm për dezinformatat, duke çuar në një përçarje midis Putinit dhe zyrtarëve të tij të lartë të mbrojtjes.

Ne kemi informacione se Putini është ndjerë i mashtruar nga ushtria ruse. Tani ka një tension të vazhdueshëm midis Putinit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, që rrjedh nga mosbesimi i Putinit në udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes”, tha zyrtari amerikan.

Zyrtari tha se Putin nuk e dinte që ushtria e tij po përdorte dhe po humbiste rekrutët në Ukrainë, duke treguar një ndarje të qartë në rrjedhën e informacionit të saktë për presidentin rus.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Rusia nuk tërheq forcat, sulmon disa qytete, Zelenskyy: S’jemi naivë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir putin lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll