Bota

Ministrja e Drejtësisë niset për në Hagë, Thaçi dhe Veseli refuzjnë takimin me të

30 Mars 2022, 14:49 Nga DOSJA
Ministrja e Drejtësisë niset për në Hagë, Thaçi

HAGË- Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu është nisur sot për në Hagë të Holandës për të takuar ish-krerët e UÇK-së në paraburgimin e Gjykatës Speciale.

Ministrja Haxhiu shoqërohet nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, si dhe deputeti Erxhan Galushi.

Ministria e Drejtësisë në një përgjigje për Gazetën Express tha se delegacioni me në krye ministren Albulena Haxhiu do të takohet me të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim, përveç ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe ish-shefin e inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa.

Delegacioni nga Republika e Kosovës do të takohet me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën”, thuhet në përgjigjen e MD-së.

Sipas raporteve të fundit Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë refuzuar takimin me Haxhiun për herë të dytë.

Ne kemi pasur një vizitë në Gjykatën Speciale, përpos zotit Thaçi dhe Veseli që nuk kanë dashur të takohen me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, kemi takuar zotin Krasniqi, Selimi dhe Gucati. Thaçi e Veseli nuk kanë dashur të takohen me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë”, kishte thënë Haxhiu.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albulena haxhiu kosova ne hage saranda bogujevci albulena haxhiu kosova ne hage saranda bogujevci

Sondazh

Poll