Bota

Zelensky kërkon më shumë armë nga Europa: Po vendoset e ardhmja e kontinentit

30 Mars 2022, 13:55 Nga DOSJA
Zelensky kërkon më shumë armë nga Europa: Po vendoset e

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë armë dhe që Evropa të mbyllë portet e saj detare për Rusinë në një fjalim në parlamentin norvegjez të mërkurën.  

Sipas CNN, Zelensky kërkoi raketa kundër anijeve, sisteme raketore anti-ajrore dhe armë antitank.

Zelensky tha se Rusia po bllokon portet detare të Ukrainës, gjë që përbën pirateri. 

“Rusia nuk duhet të jetë në gjendje të përdorë lirisht portet botërore. Kjo është një çështje e sigurisë globale detare”, shtoi ai.

Ai paralajmëroi se e ardhmja e “të gjithë kontinentit, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, po vendoset pikërisht tani” në Ukrainë.  

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Rusia nuk tërheq forcat, sulmon disa qytete, Zelenskyy: S’jemi naivë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll