Bota

Frkë nga trazirat ditën e zgjedhjeve, Serbia angazhon forcat speciale, Vulin: Jemi gati

30 Mars 2022, 13:04 Nga DOSJA
Frkë nga trazirat ditën e zgjedhjeve, Serbia angazhon forcat speciale,

SERBI– Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka treguar se policia ka informacione se gjatë javës kur do të mbahen zgjedhjet, grupe të caktuara do të tentojnë të krijojnë trazira duke thyer lokalet, duke thyer kuti e të tjera.

Ne kemi emra, e dimë që disa do të hyjnë në vendin tonë. Por i gjithë aparati i sigurisë së këtij vendi nuk do të lejojë që diçka e tillë të ndodhë. Ne e dimë planin, organizimin, e dimë se kush duhet të arrijë. Është shumë më mirë që ata të heqin dorë.”-tha Vulin.

Siç sqaroi ai, policia është e vetëdijshme për atë që po përgatitet dhe qytetarët nuk duhet të dyshojnë se vullneti i qytetarëve do të mbrohet.

Ministria e Brendshme ka informacione se janë duke u përgatitur për ditën e zgjedhjeve disa grupe, të motivuara dhe të organizuara nga parti të caktuara politike në vend dhe faktorë të jashtëm, të cilët do të tentojnë të bëjnë kompromis dhe madje të pengojnë zgjedhjet.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni alekandër vuçiç aleksandar vulin zgjedhjet në serbi alekandër vuçiç aleksandar vulin zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll