Bota

SHBA paralajmëron amerikanët: Mund të arrestoheni në Rusi

30 Mars 2022, 06:07 Nga DOSJA
SHBA paralajmëron amerikanët: Mund të arrestoheni në Rusi

SHBA– Departamenti amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim duke thënë se Moska “mund të arrestojë qytetarët amerikanë në Rusi” dhe ripërsëriti thirrjet e mëhershme që amerikanët të mos udhëtojnë drejt këtij shteti. Ky paralajmërim u bë “për shkak të pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga forcat e armatosura ruse”, por edhe për mundësinë e rrezikut të ngacmimit të shtetasve amerikanë nga autoritetet ruse, u tha në njoftimin e DASH-it, ku u theksua po ashtu që amerikanët që jetojnë apo kanë udhëtuar drejt Rusisë të largohen “menjëherë”.

Ky njoftim vjen teksa diplomatët amerikanë e kanë pasur të pamundur që ta vizitojnë yllin e basketbollit, Brittney Griner, e cila për më shumë se një muaj është arrestuar në Rusi. Griner u ndalua në aeroportin e Moskës më 17 shkurt dhe po akuzohet se në valixhen e saj të udhëtimit ka pasur lëndë narkotike. Nëse gjendet fajtore për akuzat, ajo mund të dënohet deri me dhjetë vjet burgim.

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi shba lufta ukraine-rusi shba

Sondazh

Poll