Aktualitet

PROFIL- Kush është Talo Çela, dora pas vrasjeve të bujshme, ‘haraçin’ ia pagoi vëllai

29 Mars 2022, 20:27 Nga DOSJA
PROFIL- Kush është Talo Çela, dora pas vrasjeve të

Kush është Talo Çela? 

Talo Çela është një person me precedent të theksuar penalë e një prej emrave më të të kërkuar nga uniformat blu. Këtë gjë e tregon edhe numri i shumtë i aksioneve të Policisë për ta kapur por asnjëherë nuk ia kanë dalë. Ai është shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar ndaj tij masës e “arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Ngjarja e parë e bujshme, ku u përmend emri i Talo Çelës, është grabitja në Rinas, që ndodhi më 9 prill të 2019. Disa persona të maskuar, nën kërcënimin e armës arritën të vidhnin 4.6 milionë euro, që kishin si destinacion Vjenën. Në këtë grabitje ka marrë pjesë edhe Talo Çela. Po kështu, dyshohet se Talo Çela ka qenë e atentatit me armë zjarri, ku u vranë 2 vëllezërit Haxhia në Durrës. 

Për këtë ngjarje është i akuzuar edhe Nuredin Dumani. Bashkëpunëtori i drejtësisë Klevis Alla ka deklaruar se ditën e vrasjes në atentat kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dhe e gjitha sipas tij lidhet me disa lekë të humbura. Pra në vitin 2019 Çela dhe Dumani ishin ende miq, madje bashkëpunëtorë të ngushtë në botën e krimit.

Po ashtu, Talo Çela është i dyshuar si i përfshirë në ekzekutimin e katër personave të tjerë, Indrit dhe Arben Dylgjerit dhe një shtetasi turk Erdal Durunay, ngjarje e ndodhur në 28 dhjetor 2018, ngjarje e njohur si masakra e Bradasheshit. Po ashtu akuzohet edhe për vrasjen e Andi Zylyfit rreth një vit më pas. Më 13 dhjetor, ky i fundit kishte ardhur nga emigrimi për të festuar festat e fundvitit, kur u qëllua me 27 plumba në një lokal në rrugën nacionale Elbasan-Peqin.

Ai ishte kushëri me Endrit Alibeajn, bosit të drogës, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 30 dhjetor të vitit të vitit 2018. Haraçin si për masakrën e Bradasheshit por edhe pë vrasjen e Zylyfit e pagoi një i pafajshëm, vëllai i Talo Çelës. Në shtator të vitit 2020,tTre persona të veshur si policë ekzekutuan me armë zjarri Bujar Çelën, një taksist i thjeshtë, teksa po konsumonte kafenë e mëngjesit në një lokal në fshatin Bradashesh. Ngjarje për të cilën, Erion Abileaj po jep llogari përballë drejtësisë. Por edhe pse Alibeaj ishte në burg, sulmet ndaj Talos nuk u ndalën. Disa herë i vendosën tritol dhe i qëlluan me armë banesën në Bradashesh, ndërsa Policia e kërkonte kudo por Talo Çela ishte kthyer në një hije. Ai që e gjeti e njihte mirë…ishte ish-miku i tij, Nuredin Dumani. Më shpejt gjetën njëri-tjetrin, sesa Policia të dy bashkë.

LAJMI KRYESOR: Atentat në Papër/ Qëllohet drejt një mjeti në ecje, i plagosur mbetet Talo Çela

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet talo çela talo çela

Sondazh

Poll