Me lot në sy dhe me një foto, nëna kërkon drejtësi për vdekjen e vajzës: E ka mbyllur leku
29 Mars 2022, 19:30Nga DOSJA
TIRANË- Lidhur me vdekjen e mistershme të 33-vjecares Doralda Dashi, e cila u gjet e varur në një pemë në kodrat e liqenit të Tiranës, “Stop” ishte në vendngjarje dhe konstatoi se pemët janë prerë dy ditë pas tragjedisë.
Ky fakt shton dyshimet për fshehjen e një krimi. 7 muaj më pas, ngjarja ka kaluar në 3 prokurorë, por asgjë nuk është bërë.
“Janë ndërruar 3 prokurorë. E merr njëri, e mban 2 muaj e lë. E merr tjetri, e mban 2 muaj e lë dhe ne si prindër kemi vajtuar 2-3 herë në fillim dhe 4-5 herë tani dhe nuk dimë asnjë lloj gjëje se çfarë ka ndodhur me vajzën tonë. Na kanë vrarë vajzën në mes të Tiranës dhe ne si prindër nuk dimë asgjë çfarë ka ndodhur me vajzën tonë”.
“Nuk kam çfarë them, kjo është e gjithë historia e vajzës sime. Më ka ngelur vetëm një fotografi e vajzës në dorë. Asnjë gjë nuk kam”.
Prindërit e viktimës nuk janë thirrur kurrë as për të dhënë një dëshmi.
“Fare. Asnjë njeri nuk na ka thirrur. Asnjë deklaratë nuk kam dhënë unë fare. Nuk funksionon asnjë gjë sepse e ka mbyllur leku. Asnjë lloj dëshmie se ai thotë me atë nuk merreshe se ka marrë lekë. Këtë e di Artan Llupa, unë nuk e di. Shteti ky është! I kam thënë që dua të bëjmë kallëzim penal për ish-burrin që ka pasur dhe ai tha këtë t’ia kishit bërë më përpara, tani nuk keni punë me kallëzime juve. Ma ka thënë Tan Llupa dhe nuk pranonte kallëzim. Nuk e di se pse. Ai i di ligjet. Nuk na ka marrë kallëzim”.
Ndërsa si provë e vetme ka mbetur celulari i Doraldës, që mund të ketë bisedat me ish-bashkëshortin dhe të gjurmojë lëvizjet e saj.
“Telefoni i vajzës atij i ka qenë në xhep. Telefoni i vajzës sime të vdekur ka qenë në xhep të Artan Llupës këtu në xhep, të OPGJ-së, pas 3 ditësh. E nxorri nga xhepi. I dhashë kodin. E hapi. Iu afrova të shikojmë çfarë ka, dhe tha këtë e mbaj unë dhe nuk keni punë ju me telefonin. OPGJ Artan Llupa, thashë vajzën ma ka vrarë filani. Më tha ta ka vrarë filani ty tha, do ta them këtë që ma tha, shtyje derën tha, po ta pati vrarë filani shko edhe vrite filanin. Këtë na ka thënë në zyrën e shtetit. OPGJ Artan Llupa thuhet ky”.
Marrë nga Tv Klan
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Punonjësit e Policisë së Shtetit përdorin simbole të policisë në makinat private. Parkojnë ku të munden edhe pse në mënyrë të jashtëligjshme, disa ...
KRUJË- Një zjarr është ndezur pasditen e sotme në fshatin Zgërdhesh të Krujës. Mësohet se zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe se është përhapur në pyje.En...
ELBASAN– Zbulohen të tjera detaje lidhur me atentatin e ndodhur në Papër, pasditen e sotme. Burime shumë të sigurta pranë Policisë së Shtetit bënë me dije...
TIRANË– Roja i godinës së Partisë Demokratike, Pëllumb Matraku ka dhënë një njoftim të rëndësishëm. Sot, ai ka bërë me dije për ndjekësit e tij se so...
LEZHË- Drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj dha shpjegime për të tre kriteret e rivlerësimit në seancën e dytë dëgjimore të zhvilluar të martën ...
ELBASAN- Të paktën një person ka mbetur i plagosur nga atentati i ndodhur pranë fshatit Papër në Elbasan. Shkëmbimi i zjarreve ka ndodhur mes disa personave të ...
BRUKSEL- Federata Evropiane për Trashëgiminë Kulturore “Europa Nostra” ka publikuar 7 vendet më me rrezikshmëri në Evropë. E para nga këto vende është ‘Ur...
ELBASAN– Detaje të reja janë mësuar nga atentati me armë zjarri në Papër të Elbasanit. Burime për Dosja.al nga grupi hetimor bëjnë me dije se brenda mjeti...