Aktualitet

Dikush e ‘spiunoi’?SKEMA ishte gati,Talo Çela po shkonte për të vrarë,hasmi i ‘preu’ rrugën

29 Mars 2022, 19:43 Nga DOSJA
Dikush e ‘spiunoi’?SKEMA ishte gati,Talo Çela po shkonte

ELBASAN– Dhjetra operacione policore kanë dështuar dhe Talo Çela ende nuk është kapur nga Policia e Shtetit. Por mesa duket kush kërkon, gjen! Kundërshtarët dhe personat, me të cilët dikur ka bërë ujdi, sot i kanë prerë rrugën. Nuk e gjetën as në ndonjë skutë të humbur, as të maskuar, e as të armatosur deri në dhëmb.

E gjetën teksa qarkulllonte ditën për diell me një mjet tip “BMW” me targa AA801YM, që para prillit të vitit 2021 i përkisnin një mjeti tip “Volvo”, në pronësi të A.M. (emër i njohur për Redaksinë e Dosja.al, por për arsye sigurie ndaj tij nuk do ta publikojmë). Brenda në makinë kishte një kallashnikov dhe një bidon me 5 litër benzinë. Plani perfekt për një atentat!

Do të shkonin tek objektivi, do qëllonin me kallashin, e më pas me benzinën do të digjnin makinën, ndërkohë që kishin dhe target e vjedhura për të humbur gjurmët. Me pak fjalë kronika e çdo atentati që ndodh në vendin tonë. Por dikush e tradhëtoi, pasi kundërshtarët i prenë rrugën dhe duket se ia dolën qëllimit, e plagosën. Policia? Edhe pse i plagosur sërish Talo Çela, i ka shpërtuar Policisë së Shtetit. Ky e kërkonin vallë? Në zonën e tij të influencës ishte, duke qarkulluar ditën për diell. Madje dhe me targa të vjedhura, i qetë se nuk do të prekej nga askush. Mesa duket në këtë vend më shpejt të gjen hasmi sesa Policia e Shtetit.

LAJMI KRYESOR: Atentat në Papër/ Qëllohet drejt një mjeti në ecje, i plagosur mbetet Talo Çela

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne paper atentat ne paper

Sondazh

Poll