Art&Argëtim

Këndoi para Enver Hoxhës dhe e përloti, Juli Cenko: Ishte lumturi! Le ta marrin si të duan

29 Mars 2022, 18:13 Nga DOSJA
Këndoi para Enver Hoxhës dhe e përloti, Juli Cenko: Ishte

TIRANË– Këngëtarja Juli Çenko ka komentuar videon kur në moshën 10-vjeçare, përformonte përpara ish-diktatorit Enver Hoxha. Gjatë një interviste në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin, ajo tha se të këndoje përpara atij udhëheqësi ishte privilegj, duke e mbajtur atë si ngjarje të jetës së saj.

“Dua të them diçka, ne jemi artistë. Nuk këndojmë për partitë, por për popullin. Të këndojë në atë kohë para atij udhëheqësi ishte nder dhe privilegj i madh. Isha fëmijë, këndova para atij burri. Mua më merrnin për intervista 10 vjeçe në atë moshë. E kam pasur temë në provimin e maturës, përshkruani ngjarjen më të bukur. Për mua ishte ajo, këndova para udhëheqësit të asaj kohe. Le ta marrin si të duan dhe ta komentojnë si të duan. Aty ka qënë ceremoniali i lindjes së djalit në familjen gjirokastrite. Prandaj themi: Ç’emër t’i vënë djalit o, moj nëno! Dhe meqë udhëheqësi i atëhershëm ka qenë djalë gjirokastrit normale që do prekej dhe normale që do këndonte. Ishte lumturi të këndoje,”-tha ajo ndër të tjera në fjalën e saj.

SHIKO MINUTËN E 12:

Ndërsa shtoi se shpesh herë për shkak të origjinës së saj, nga Gjirokastra, shpesh herë është paragjykuar, por edhe njëherë theksoi se këngëtarët në të gjithë vendet e botës i kanë dedikuar këngë udhëheqësve të tyre.

“Unë jam vajzë nga Gjirokastra, dhe në shikohemi pak me sy tjetër. Ne dhe kur këndojmë na thonë jeni enverista, komunista, nuk është ashtu, Kënga është këngë, gjithë jetën liderave iu është kënduar në çdo shtet të botës. Gjithë populli shqiptar atëherë atij burri i këndonte, tjrtër çfarë komentohet sot, unë jam vajzë dhe ato janë këngë të tabanit polifonik gjirokastrit dhe e kam për nder që kam qenë në atë skenë 10 vjeçe,”-shtoi ajo.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz juli çenko juli çenko

Sondazh

Poll