Art&Argëtim

Will Smith qëlloi Chris Rock pas shakasë me flokët, reagon për herë të parë Jada Smith

29 Mars 2022, 16:53 Nga DOSJA
Will Smith qëlloi Chris Rock pas shakasë me flokët, reagon

SHBA- Jada Pinkett Smith ka reaguar për herë të parë pasi bashkëshorti i saj, Will Smith qëlloi me shuplakë kolegun e tij, aktorin Chris Rock pas shakasë që bëri për flokët e saj teksa po shpërndaheshin çmimet Oscars. Aktorja, 50 vjeçe, ka qëndruar e heshtur që prej së dielës, por duket se më në fund ka zgjedhur që të reagojë në lidhje me incidentin.

“Ky është sezoni i shërimit dhe unë jam këtu për të,”-shkruan ajo në një postim të bërë në rrjetet sociale.

POSTIMI I SAJ: 

 

 

A post shared by Jada Pinkett Smith (@jadapinkettsmith)

Will Smith qëlloi me grusht në ‘Oscars 2022’ prezantuesin Chris Rock pasi ky i fundit bëri një shaka për gruan e tij, Jada Pinkett Smith. Rock komentoi modelin e flokëve të Jada Pinketet Smith, duke thënë se flokët e saj të qethura janë të denja për “G.I Jane 2” duke iu referuar filmit ku Demi Moore rruan kokën. Jada ka treguar më parë se vuan nga alopecia, e cila është dhe arsyeja pse ka prerë dhe flokët. Smith në fillim dukej se po qeshte, ndërsa gruaja e tij nuk dukej e emocionuar për shakanë. Aktori i cili fitoi dhe Oscars, u ngrit në këmbë dhe qëlloi me grusht komedianin.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz jada smith will smith godet chris rock jada smith will smith godet chris rock

Sondazh

Poll