Art&Argëtim

Goditi me shuplakë aktorin gjatë çmimeve “Oscar”, Will Smith: Sjellja ime ishte e pafalshme

29 Mars 2022, 07:01 Nga DOSJA
Goditi me shuplakë aktorin gjatë çmimeve “Oscar”,

SHBA– Pas shuplakës që i dha aktorit Chris Rock në mes të miliona njerëzve, Will Smith ka thyer heshtjen, duke reaguar për herë të parë. Përmes një mesazhi në Instagram, Smith e quajti sjelljen e tij “të papranueshme dhe të pafalshme” si dhe kërkon falje produksionit të ‘Oscars’. Po ashtu, ai i ka kërkuar falje publike edhe Chris duke shtuar se nuk ishte vetja e se gaboi.

“Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës sime, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht. Dëshiroj të të kërkoj falje publike, Chris. Unë isha jashtë linjës dhe gabova. Jam i turpëruar dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i burrit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë me dashuri dhe mirësi. Dhuna në të gjitha format është helmuese dhe shkatërruese. Më vjen thellësisht keq që sjellja ime ka njollosur atë që ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm për të gjithë ne,” shkroi në mesazh aktori i njohur.

 

 

A post shared by ëill Smith (@ëillsmith)

ëill Smith qëlloi me grusht në ‘Oscars 2022’ prezantuesin Chris Rock pasi ky i fundit bëri një shaka për gruan e tij, Jada Pinkett Smith. Rock komentoi modelin e flokëve të Jada Pinketet Smith, duke thënë se flokët e saj të qethura janë të denja për “G.I Jane 2” duke iu referuar filmit ku Demi Moore rruan kokën. Jada ka treguar më parë se vuan nga alopecia, e cila është dhe arsyeja pse ka prerë dhe flokët. Smith në fillim dukej se po qeshte, ndërsa gruaja e tij nuk dukej e emocionuar për shakanë. Aktori i cili fitoi dhe Oscars, u ngrit në këmbë dhe qëlloi me grusht komedianin.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz will smith will smith godet chris rock will smith will smith godet chris rock

Sondazh

Poll