Art&Argëtim

Nora Istrefi sjell foto të reja nga festa e ditëlindjes

29 Mars 2022, 10:26 Nga DOSJA
Nora Istrefi sjell foto të reja nga festa e ditëlindjes

TIRANË- Këngëtarja Nora Istrefi ka festuar ditëlindjen e 36-të disa ditë më parë. Në festën e ditëlindjes së saj morën pjesë personat e saj më të afërt, familjar dhe miq.

Krahas fotove që ajo postoi atë natë në Instagram, këngëtarja së fundmi postoi disa foto të tjera të cilat bashkëngjiti edhe një shkrim ku ka falënderuar të gjithë të ftuarit.

“Rrugëtimi i jetës time ka qenë jashtëzakonisht i mirë për mu dhe për këtë e falënderoj Zotin. Faleminderit edhe njerëzve të mi të dashur që ma zbukuruan ditëlindjen, dhe krejt juve që ma keni uruar. Shumë dashuri për krejt,”– ka shkruar Nora në Instagram.

Për veshjen e saj në ditëlindje, Nora kishte zgjedhur një fustan të zi transparent, që i nxirrte në pah linjat e saj. Në ditëlindjen e saj nuk mund të mungonte motra e saj e vogël, këngëtarja Era Istrefi e cila ishte e veshur me të bardha.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz era istrefi nora istrefi era istrefi nora istrefi

Sondazh

Poll