Bota

Vendet evropiane dëbojnë diplomatët rusë dhe oficerët e inteligjencës

29 Mars 2022, 15:33 Nga DOSJA
Vendet evropiane dëbojnë diplomatët rusë dhe oficerët e

EUROPË- Shumë vende europiane njoftuan sot se po dëbojnë diplomatët rusë nga vendet e tyre.

Sipas Ministrisë së Jashtme holandeze, Holanda dëboi 17 oficerë të inteligjencës ruse të atashuar me diplomatët rusë në vend. Vendimi bazohej në informacionin nga shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë holandeze që i emërtonin oficerët rusë si një kërcënim për sigurinë kombëtare.

“Ky hap u ndërmor në koordinim me vendet e tjera me të njëjtin mendim,” shtoi ai.

Ministria e Jashtme ruse konfirmoi se 17 diplomatë u dëbuan, sipas medias shtetërore ruse TASS.

Belgjika tha se po dëbon 21 diplomatë rusë të cilët janë identifikuar si të përfshirë në spiunazh dhe “aktivitete influencuese”, tha Ministrja e Punëve të Jashtme të Belgjikës Sophie Wilmes. Wilmes tha se diplomatët janë nga ambasada dhe konsullata ruse.

Irlanda dhe Republika Çeke gjithashtu dëbuan një total prej pesë diplomatësh rusë. Irlanda dëboi katër zyrtarë të lartë diplomatikë rusë, tha në një deklaratë ministri irlandez i Punëve të Jashtme Simon Coveney. Coveney tha se ministria e tij kishte informuar ambasadorin rus për vendimin e qeverisë për të dëbuar diplomatët për shkak se aktivitetet e tyre nuk ishin “në përputhje me standardet ndërkombëtare të sjelljes diplomatike”.

Në Republikën Çeke, një diplomat rus në ambasadën në Pragë ishte shpallur “persona non grata”, tha Ministria e Punëve të Jashtme Çeke, duke shtuar se së bashku me aleatët e tyre, ata “po reduktonin praninë e inteligjencës ruse në BE”.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sot bisedimet e radhës në Turqi, Putin lejon korridoret humanitare në Mariopul

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota be debon diplomatet rus lufta ukraine-rusi be debon diplomatet rus lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll