Aktualitet

Ishin në shërbim! Zjarri në komisariat, Gjykata e Tiranës lë në burg efektivët

29 Mars 2022, 10:41 Nga DOSJA
Ishin në shërbim! Zjarri në komisariat, Gjykata e Tiranës

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për policët e komisariatit nr.5 në Kamëz, ku si pasojë e zjarrit që në një prej qelive, humbi jetën i arrestuari Arben Mici. ‘Arrest me burg’ është caktuar për efektivët Hajredin Boja e Fatmir Isufi.

Po ashtu mbeti i plagosur edhe Dilaver Idrizi, edhe ky i dënuar ndërsa mes të plagosurve është efektivi Hajredin Boja. Ky i fundit së bashku me efektivin tjetër Fatmir Isufi akuzohen për shpërdorim detyre.

Në vendimin e siguruar bëhet me dije se është vendosur:

-Vleftësimi si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit në hetim Hajredin Boja.

-Caktimi si masë sigurimi personal ndaj përsosnit nën hetim Hajredin Boja , atë të ‘Arrest në burg’.

-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Fatmir Isufi.

-Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim Fatmir Isuf atë të ‘Arrestit në burg’.

-Ngarkohet Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për ekzekutimin e këtij vendimi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fatmir isufi hajredin boja zjarr ne komisariatin e policise ne kamez fatmir isufi hajredin boja zjarr ne komisariatin e policise ne kamez

Sondazh

Poll