Aktualitet

VD-Dorëzon çelësat e 206familjeve, Rama:Bravat i keni të sigurta, dritat mos i ndizni natën

29 Mars 2022, 09:08 Nga DOSJA
VD-Dorëzon çelësat e 206familjeve, Rama:Bravat i keni të

KAVAJË– Pas Durrësit, kryeministri Edi Rama ka dorëzuar ditën e sotme çelësat e banesave për 206 familje ku 153 familje hynë në shtëpi të re, në kuadër të procesit të rindërtimit. Rama shtoi se nuk do të lejojë njerëzit që të qëndrojnë jashtë dhe pa banesa. Ai këshilloi qytetarët që të kursejnë dhe të mos mbajnë dritat ndezur natën.


Bravat i keni të sigurta i keni të mira, bëni kujdes mos vijnë ata të tjerët dhe ua marrin, mos u ngatërroni me ato 2 gishtat. Ky program i ka shërbyer të gjithëve pa asnjë dallim. Ka akoma punë për të bërë kryetari i Bashkisë. Nuk keni asnjë detyrim financiar për të shlyer. Sot pa politikën nuk mund të bëhen gjëra të mira. Ka projekte të tjera të donatorëve siç është projekti në Spitallë për lagjen e re në Durrës, etj…por punën e deritanishme dhe gjithëçfarë keni parë deri tani e kemi bërë me financim të buxhetit të shtetit. Donatorët nuk financojnë shtëpi, përjashto presidentin e Turqisë dhe princin e Kurorës, asnjë fond tjetër nuk është dhënë për shtëpi. Theksoj se i vetmi problem në këtë mes është se ne nuk mund t’i lejonim njerëzit të qëndronin jashtë. Ne po i fusim njerëzit në shtëpi në një kohë rekord. Më shumë se gjysmë milioni njerëz janë në nevojë, ka një pafundësi njerëzish që shkojnë në punë me autobus. Ata nuk mund të mbajnë barrën e rritjes së biletës. Ne do paguajmë qindarkë për qindarkë. Por nuk mundet dot që në këtë luftë të mos e ndajmë barrën si shoqëri. Energjinë e keni pa çmim të rritur, por kjo nuk do të thotë t’i lini çmimet ndezur natën, Unë them se do ta kalojmë këtë siç kaluam edhe këtë ku jemi sot.’- tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama rama ne kavaje edi rama rama ne kavaje

Sondazh

Poll