Bota

Draghi telefonon Zelenskyn, i shpreh gatishmëri të plotë për t’i dhënë fund luftës

28 Mars 2022, 15:57 Nga DOSJA
Draghi telefonon Zelenskyn, i shpreh gatishmëri të plotë për

UKRAINË- Kryeministri italian, Mario Draghi ka diskutuar zhvillimet e fundit të luftës në Ukrainë me presidentin e saj Volodymyr Zelenskyy.

Zelenskyy ka shprehur pakënaqësinë për bllokimin e koridoreve humanitare dhe vazhdimin e rrethimit të qyteteve.

“Presidenti Zelenskyy u ankua për bllokimin rus të korridoreve humanitare dhe vazhdimin e rrethimit dhe bombardimeve të qyteteve, duke përfshirë shkollat, duke rezultuar në viktima civile, përfshirë fëmijë”, tha zyra e z. Draghi.

Draghi shprehu gatishmërinë e plotë të Italisë për të kontribuar në veprimin ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftës dhe për të promovuar një zgjidhje të qëndrueshme për krizën në Ukrainë.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Ukraina zmbraps ushtrinë ruse, sot raund bisedimesh. Zelenskyy: Të gatshëm për paqe

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mario draghi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi mario draghi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll