Bota

Bisedimet e paqes do të vijojnë në Turqi, Peskov: Shpresoj të sjellim rezultat

28 Mars 2022, 11:45 Nga DOSJA
Bisedimet e paqes do të vijojnë në Turqi, Peskov: Shpresoj

TURQI– Negociatat Rusi-Ukrainë do të rifillojnë personalisht në Stamboll, tha të hënën ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov gjatë një konference për shtyp.

Këto negociata janë në vazhdim. Ato do të rifillojnë sot-nesër në Stamboll personalisht pas një serie video-konferencash. Dhe ne jemi të interesuar që këto negociata të sjellin rezultat dhe ky rezultat të arrijë qëllimet tona themelore.”-tha Lavrov.

Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov gjatë një telefonate me gazetarët tha se është e rëndësishme që negociata të vijojnë me takime të drejtpërdrejta.

Fakti që u vendos që negociatat të vazhdojnë personalisht është i rëndësishëm,” tha Peskov.

Peskov tha se negociatat midis dy palëve ka të ngjarë të rifillojnë të martën.

LAJMI KYRESOR/Ukrainë-Rusi, palët nisin bisedimet e radhës në Turqi

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi sergej lavrov bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi sergej lavrov

Sondazh

Poll