Bota

Rusia shpall Shqipërinë vend ‘jomiqësor’, dekreti firmoset nga Putin

7 Mars 2022, 11:33 Nga DOSJA
Rusia shpall Shqipërinë vend ‘jomiqësor’, dekreti

RUSI-Presidenti rus, Vladimir Putin më herët ka dhënë disa udhëzime ku është hartuar një listë e zezë me vendet ‘jomiqësore’ të Rusisë.

Sipas mediave serbe, lista e cila thuhet se është urdhëruar nga vetë Putin të bëhet publike, përfshin edhe vendin tonë pas qëndrimeve që qeveria shqiptare mbajti kundrejt luftës në Ukrainë. Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dënuar sulmin e Rusisë në Ukrainë si dhe ka ofruar mbështjetjen e tij për popullin ukrainas. Shqipëria gjithashtu ka votuar pro rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundrejt Rusisë.

Rusia ka vendosur që të marrë masa kundër këtyre shteteve. Sipas këtij dekreti, qytetarët dhe kompanitë ruse, vetë shteti, rajonet dhe bashkitë e tij që kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga lista e vendeve jomiqësore do të jenë në gjendje t’i paguajnë ato në rubla. Procedura e re e përkohshme zbatohet për pagesat që kalojnë 10 milionë rubla në muaj.

Ndër vendet e tjera të shpallura armike janë: SHBA, Ukraina, Bashkimi Evropian, si dhe Australia, Andorra, Britania e Madhe, Islanda, Kanadaja, Lihtenshtajni, Mikronezia, Monako, Zelanda e Re, Norvegjia, Republika e Koresë, San Marino, Maqedonia e Veriut, Singapor, Tajvan, Mal i Zi, Zvicër, Japoni.

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë/ Hapen korridoret humanitare në disa qytete, Zelenskyy paralajmëron Putin

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir putin lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll