Aktualitet

OSBE publikon analizën për paktën anti-shpifje: Jemi kundër bllokimit të mediave online (E PLOTË)

11 Korrik 2019, 15:43 Nga DOSJA
OSBE publikon analizën për paktën anti-shpifje: Jemi kundër

TIRANË- Përfaqësuesi për Lirinë e Medias në OSBE, Harlem Désir ka publikuar sot një analizë ligjore të Projektligjit për Shërbimet e Medias në Shqipëri, paketës anti-shpifje. Në raportin e tij ai thekson se legjislacioni i ardhshëm duhet të respektojë standardet ndërkombëtare për të mos cënuar lirinë e shprehjes.

Sipas Desir është e nevojshme që legjislacioni i ardhshëm të respektojë standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së për lirinë e shprehjes dhe që të mos ndikojë negativisht në lirinë e medias në vend.

Përfaqësuesi i OSBE shton më tej se bllokimi ose pezullimi i botimeve në internet konsiderohet një masë ekstreme e shtetit kundrejt të drejtës së lirisë së shprehjes dhe për këtë arsye pranohet nga standardet ndërkombëtare vetëm në rastet e shkeljeve shumë serioze të të drejtave të tjera të njeriut ose parimeve demokratike.

Është e nevojshme që legjislacioni i ardhshëm të respektojë standardet ndërkombëtare dhe angazhimet për lirinë e shprehjes dhe që të mos ndikojë negativisht në lirinë e medias në vend”, theksohet më tej.

Ai theksoi se “Autoriteti i Mediave Audiovizive, rregullatori i mediave audio-vizuale nuk duhet të jetë zëvendësim i gjyqësorit të pavarur apo mekanizmave të duhur vetërregullues për çështjet e lirisë së shprehjes”, duke shtuar se kjo vlen edhe për bllokimin për përmbajtjen, gjobat për shkelje të ligjit dhe modalitetet e së drejtës për t’u përgjigjur.

Analiza ligjore thotë se rregullimi i versioneve elektronike të medias së shkruar, dhe më gjerë i “ofruesve të shërbimeve elektronike të botimit” nuk duhet të jetë i njëjtë me atë të shërbimeve të mediave audiovizive. Rekomandohet që të përjashtohen nga fushëveprimi i këtij projektligji.

Përfaqësuesi vuri në dukje se kompetencat e AMA-s lidhur me “bllokimin e përkohshëm/kufizimin e aksesit në internet” mund të zbatohen vetëm në tre rastet e qarta të përcaktuara në ligj: pornografia e fëmijëve; inkurajimin e akteve terroriste; dhe shkeljet e sigurisë kombëtare dhe kur masat e tilla konsiderohen si të nevojshme dhe proporcionale, duke marrë parasysh ekzistencën e një rreziku të afërt.

Kujtojmë se sot për projektligjin e qeverisë ka reaguar dhe ambasadori i BE në Shqipëri, Lugi Soreca i cili ka thënë se do bëjnë të gjitha vërejtjet e tyre. Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje” e cila do të kalojë në Kuvend në muajin shtator. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediat online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake neës”, bllokohet për një vit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet harlem désir ligji per median osbe paketa antishpifje projektligji për shërbimin e medias harlem désir ligji per median osbe paketa antishpifje projektligji për shërbimin e medias

Sondazh

Poll