Politike

Paketa anti-shpifje dhe gjobat për median online, Soreca: Kemi komentet tona, do ia dorëzojmë qeverisë

  • OSBE publikon analizën e Projektligjit për Shërbimin e Medias: Jemi kundër bllokimit të mediave online
  • Soreca ka thënë se qeveria do të shqyrtojë përfundimet që BE do të ketë për këtë projektligj.
    Featured image of article: Paketa anti-shpifje dhe gjobat për median online, Soreca: Kemi komentet tona, do ia dorëzojmë qeverisë Luigi Soreca, ambasador i BE

    TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca bën me dije se paketa anti-shpifje, e cila përfshin të gjitha ndryshimet që qeveria dëshiron t’i imponojë medias online, do të kalojë edhe në filtrin e ndërkombëtarëve.

    Gjatë një prononcimi për RTSH, (Radio Televizioni Publik Shqiptar), Soreca ka thënë se qeveria do të shqyrtojë përfundimet që BE do të ketë për këtë projektligj.

    “Ne e dimë që Këshilli i Ministrave ka miratuar një projektligj të medias. Si delegacioni i BE-së ashtu edhe Komisioni Europian kanë përgatitur opinionin e tyre në lidhje me këtë dhe kjo ka ndodhur në fakt në pranverën e këtij viti. Ky është një projektligj shumë i rëndësishëm, ne po përgatisim komentet tona, të cilat do t’ia dorëzojmë qeverisë dhe jemi të sigurt që qeveria më pas do t’i marrë ato në shqyrtim me vëmendjen dhe kujdesin që ato meritojnë” nënvizoi Soreca.

    Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje” e cila do të kalojë në Kuvend në muajin shtator. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediat online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë.

    Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment