Bota

Ukraina do të japë “Çmimin e Paqes” për kompanitë që u larguan nga Rusia

28 Mars 2022, 11:57 Nga DOSJA
Ukraina do të japë “Çmimin e Paqes” për

UKRAINË– Kompanitë ndërkombëtare që u larguan nga tregjet ruse do t’u jepet një “Çmim i Paqes” nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, njoftoi të dielën zyra e tij presidenciale.

“Kompanitë që u larguan meritojnë respektin e ukrainasve dhe njerëzve në mbarë botën. Në fund të fundit, indiferenca dhe heshtja janë bashkëfajësi,”– tha Andriy Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit.

Yermak u bëri thirrje kompanive të tjera që të “bëjnë zgjedhjen e duhur”.

Është e pamundur të mbështeten krimet e luftës, është e papranueshme të bësh tregti me kriminelët e luftës dhe të fitosh para për vrasjen e civilëve,” tha ai.

Që nga pushtimi, shumë korporata ndërkombëtare kanë ndërprerë aktivitetin brenda Rusisë në një mori industrish, duke përfshirë energjinë, transportin, financat dhe teknologjinë.

Në një fjalim në parlamentin francez javën e kaluar, Zelensky u bëri thirje disa gjigantëve të biznesit në Francë që të largohen nga tregu rus dhe “të pushojnë së qeni sponsorët e makinës së luftës ruse”.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota andriy yermak lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky andriy yermak lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll

Bota 28 Mars 2022, 06:42

Ukraina rrëzon një raketë ruse në Kiev

UKRAINË– Një raketë ruse është rrëzuar nga ukrainasit, mbrëmë në orën 23:00 në Kiev. Autoritetet ukrainase thanë se zjarrfikësit u panë duke shuar nj...