Bota

Maqedonia e Veriut shpall “non grata” pesë diplomatë rusë

28 Mars 2022, 11:22 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut shpall “non grata” pesë diplomatë

MAQEDONIA E VERIUT- Pesë diplomatë rusë që shërbejnë në Maqedoninë e Veriut janë shpallur ‘non grata’. Ministria e Punëve të Jashtme ka thirrur Ambasadorin e Federatës Ruse në vend, Sergei Bazdnikin, teksa i është dorëzuar një notë diplomatike, me të cilën pesë diplomatë nga Ambasada e Federatës Ruse janë shpallur të padëshirueshëm. 

Autoritetet maqedonase deklarojnë se personat e shpallur “non-grata”, kanë kryer aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike. Sipas infoshqip Diplomatët rusë do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pesë ditët e ardhshme.

“Sot në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme është thirrur Ambasadori i Federatës Ruse në vend, Sergei Bazdnikin, të cilit i është dorëzuar notë diplomatike, me të cilën pesë diplomatë nga Ambasada e Federatës Ruse janë shpallur të padëshirueshëm në vend ose persona non grata”, shkruan MPJ.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni maqedonia e veriut rusi sergei bazdnikin maqedonia e veriut rusi sergei bazdnikin

Sondazh

Poll

Bota 28 Mars 2022, 06:42

Ukraina rrëzon një raketë ruse në Kiev

UKRAINË– Një raketë ruse është rrëzuar nga ukrainasit, mbrëmë në orën 23:00 në Kiev. Autoritetet ukrainase thanë se zjarrfikësit u panë duke shuar nj...