Bota

Ukraina rrëzon një raketë ruse në Kiev

28 Mars 2022, 06:42 Nga DOSJA
Ukraina rrëzon një raketë ruse në Kiev

UKRAINË– Një raketë ruse është rrëzuar nga ukrainasit, mbrëmë në orën 23:00 në Kiev. Autoritetet ukrainase thanë se zjarrfikësit u panë duke shuar një flakë në lagjen Darnytsky të kryeqytetit pasi raketa e rrëzuar ra pranë një pallati privat pak pas orës 23:00. Zjarri u shua rreth orës 00:30.  Sipas Sky News forcat ruse nuk kanë arritur të organizojnë një pushtim në shkallë të plotë në Kiev pavarësisht se ky është një nga qëllimet e tyre kryesore dhe në vend të kësaj i janë drejtuar granatimeve. 

 LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Ukraina zmbraps ushtrinë ruse, sot raund bisedimesh. Zelenskyy: Të gatshëm për paqe

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll