Bota

Lavrov: Takimi Putin dhe Zelenskyy tani do të ishte joproduktiv

28 Mars 2022, 10:30 Nga DOSJA
Lavrov: Takimi Putin dhe Zelenskyy tani do të ishte joproduktiv

RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se një takim midis Presidentit Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të shkëmbyer pikëpamjet mbi luftën në Ukrainë tani, do të ishte kundërproduktive.

Sipas BBC, kur Lavrov ka folur për mediat serbe, ai ka thënë se çdo takim midis dy liderëve duhet të ndodhë pasi të dy palët të jenë më afër marrëveshjes për çështjet kryesore. Në bisedimet e ardhshme midis Ukrainës dhe Rusisë në Turqi, Lavrov shton se do të dëshironte që negociatat “të ishin të frytshme”.

Sot është dita e 33-të që kur nisën sulmet në Ukrainë. Bidesimet mes dy palëve duket se janë shumë larg një marrëveshje për të ndaluar sulmet. Rusia po tenton që ta ndajë në dy pjesë Ukrainën, duke krijuar një rajon të kontrolluar nga Moska, pasi dështoi që ta pushtojë të gjithë vendin tha inteligjenca ushtarake ukrainase.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Ukraina zmbraps ushtrinë ruse, sot raund bisedimesh. Zelenskyy: Të gatshëm për paqe

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sergei lavrov lufta ukraine-rusi sergei lavrov

Sondazh

Poll

Bota 28 Mars 2022, 06:42

Ukraina rrëzon një raketë ruse në Kiev

UKRAINË– Një raketë ruse është rrëzuar nga ukrainasit, mbrëmë në orën 23:00 në Kiev. Autoritetet ukrainase thanë se zjarrfikësit u panë duke shuar nj...