Bota

Incidenti me Will Smith, bashkëshorti i Elton John: Mos godisni askënd, kurrë

28 Mars 2022, 07:09 Nga DOSJA
Incidenti me Will Smith, bashkëshorti i Elton John: Mos godisni

LOS ANGELOS–  Elton John nuk mundi të merrte pjesë në festën e tij të Oscars këtë vit, sepse ai ishte në Nebraska duke dhënë një shfaqje në kuadër të turneut të tij të lamtumirës.

Por bashkëshorti i tij David Furnish dhe fëmijët Zachary dhe Elijah ishin aty dhe mblodhën 8.5 milionë dollarë për fondacionin e yllit për Aids.

Furnish komentoi edhe aktorin Will Smith që goditi me shuplakë komedianin që prezantonte shfaqjen. Ai tha se nuk e kishte parë momentin e shuplakës, por kishte dëgjuar që Smith më vonë kërkoi falje. Gjithsesi, Furnish shton se fëmijët e tij i ka mësuar që të mos godasin kurrë askënd.

“Ishte një natë shumë emocionuese për të, por unë nuk e kuptoj vërtet atë. Unë u them djemve të mi, Mos goditni askënd… në asnjë rrethanë. Ndoshta jam paqësor. Nuk e di,”- tha ai.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota david furnish oscars 2022 will smith david furnish oscars 2022 will smith

Sondazh

Poll

Bota 27 Mars 2022, 21:21

Erdogan telefonon Putin: Duhet armëpushim

TURQI– Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin. Në telefonatë, Erdogan tha se nevojite...