Bota

32 ditë luftë! Ukraina buzëqesh, rihapen kafenetë, fëmijët i kthehen mësimit

27 Mars 2022, 18:08 Nga DOSJA
32 ditë luftë! Ukraina buzëqesh, rihapen kafenetë,

UKRAINË– 32 ditë luftë, por Ukraina nuk dorëzohet. BBC shkruan se Kievi i është rikthyer sot jetës normale. Të rinjtë po bisedojnë me qetësi pranë një kafeneje në qendër të Kievit, ndërsa një grup miqsh po luajnë pingpong aty pranë në diellin e pasdites.

“Ne jemi rihapur dhe do të vazhdojmë të punojmë për aq kohë sa të mundemi”, thotë baristi Mykola. “Po e bëjmë këtë për t’i bërë njerëzit të buzëqeshin”, shton ai.

Kafeneja Kashtan ku ai punon është një nga vendet që u shërben klientëve që ende qëndrojnë në qytet. “Vdekje pushtuesve rusë. Kafeja për mbrojtësit është falas”, thotë një tabelë në një kafene tjetër.

Shumë restorante dhe kafene në Kiev janë kthyer në kuzhina, duke gatuar mijëra vakte falas për ushtarët ose njerëzit në nevojë.

Disa u shërbejnë edhe klientëve, në përpjekje për të sjellë një ndjenjë normaliteti tek banorët, duke funksionuar me orë të kufizuara për të respektuar shtetrrethimin ditor. Autoritetet e Kievit kanë krijuar një hartë të kafeneve dhe bizneseve të tjera të hapura tani.

Nga ana tjetër, nesër do të nisë edhe shkolla. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se mësimi në Kiev do të rinisë nesër online.

 “Më 28 mars, procesi arsimor do të rifillojë në kryeqytet në formatin online. Mësimi do të përshtatet me kushtet aktuale, duke përdorur platforma të ndryshme arsimore për studentët. Rusët po përpiqen të na frikësojnë. Kjo nuk do të funksionojë! Ne nuk do të dorëzohemi!”- tha Klitschko.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Bombardime në Kiev! Vritet gjenerali rus, Zelenskyy: Kemi nevojë për më shumë armë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 27 Mars 2022, 11:19

Ministria ruse: Lviv u godit me raketa precize

Rusia goditi objektivat ushtarake në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, me raketa me precizion të lartë, tha të dielën Ministria ruse e Mbrojtjes. Rusia godi...