Bota

Zelenskyy i bën thirrje Perëndimit ta furnizojë me armë: Çfarë po bën NATO?

27 Mars 2022, 10:16 Nga DOSJA
Zelenskyy i bën thirrje Perëndimit ta furnizojë me armë:

UKRAINË-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, dje përmes një video iu ka bërë thirje qeverive perëndimore të ndihmojnë Ukrainën për ta furnizuar me avionë, tanke dhe sisteme të mbrojtjes raketore. Sipas BBC Zelenskyy u ankua se avioni rus nuk mund të rrëzohej me mitralozë.

“Çfarë po bën NATO? A është duke u drejtuar nga Rusia? Çfarë presin ata? Kanë kaluar 31 ditë. Ne kërkojmë vetëm 1% të asaj që ka NATO, asgjë më shumë,” tha Zelenskyy.  Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të dërgonte arsenalin e tij të raketave të mbrojtjes ajrore S-300 të prodhimit sovjetik në Ukrainë nëse mund të sigurohej një zëvendësim. 

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Bombardime në Kiev! Vritet gjenerali rus, Zelenskyy: Kemi nevojë për më shumë armë

(d.d.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota eduard heger lufta rusi-ukraine volodymyr zelenskyy eduard heger lufta rusi-ukraine volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll