Bota

Daily Mail zbulon E-mail/ Djali i Biden financoi krijimin e një virusi që sjell pandemi

27 Mars 2022, 06:05 Nga DOSJA

SHBA– Djali i Joe Biden, Hunter Biden akuzohet se është i përfshirë në financimin e krijimit të një virusi që sjell pandemi. Sipas Daily Mail, në kompjuterin e Hunter Biden janë gjetur disa e-maile që zbulojnë rolin e tij në sigurimin e miliona dollarë fonde për Metabiota, një kompani e specializuar në kërkimin e sëmundjeve që shkaktojnë pandemi.

Emailet shpjegojnë se Hunter Biden e prezantoi Metabiota-n me kompaninë ‘Burisma’, për një “projekt shkencor” lidhur me laboratorët në Ukrainë.

Në këto email-e pasqyrohet qartë sesi Hunter dhe kolegët e tij diskutojnë me emocion për monitorimin e të dhënave mjekësore nga kompania dhe si kjo mund të bëhet një mjet thelbësor për qeveritë dhe kompanitë që kërkojnë të dallojnë shpërthimet e sëmundjeve infektive. 

Aktiviteti i Hunter Biden kishte rënë në sy të një ish-oficeri të CIAs.

“Babai i tij ishte zv.president i SHBA ndërsa Hunter anëtar bordi i një kompanie të dyshimtë gazi në Ukrainë dhe gjithashtu i lidhur me kërkime bio-ushtarak. Sigurisht që Rusia mund të përfitojë nga një propagandë e tillë, por kjo nuk ndryshon faktin se këtu ka diçka që nuk shkon” tha Sam Faddis për të përditshmen Daily Mail.

Metabiota ka lidhje të ngushta me Institutin e Virologjisë në Wuhan (WIV), që dyshohet se është burimi i shpërthimit të COVID-19. WIV ishte një pikë e nxehtë për kërkimet e diskutueshme të ‘fitimit të funksionit’ që mund të krijojë viruse super të fortë. Shkencëtarët kinezë kryen kërkime të funksionit mbi koronaviruset në WIV, duke punuar së bashku me një organizatë të mbështetur nga SHBA EcoHealth Alliance, e cila që atëherë ka tërhequr një shqyrtim intensiv mbi kërkimin e saj të koronavirusit që nga pandemia COVID-19.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota hunter biden joe biden hunter biden joe biden

Sondazh

Poll