Bota

Elon Musk: Putini më i pasur se unë, s’mund ta lejojmë të marrin Ukrainën

27 Mars 2022, 06:47 Nga DOSJA
Elon Musk: Putini më i pasur se unë, s’mund ta lejojmë

SHBA– Presidenti i SpaceX Elon Musk, ka sfiduar edhe një herë tjetër presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ai është shprehur se Putin duhet të ndalojë me atë që po i bën Ukrainës.

‘Unë mendoj se ai është dukshëm më i pasur se unë’, tha ai në një intervistë, duke shtuar se ishte i befasuar që “në kohën tonë” ka luftë. ‘Nuk mund ta lejojmë Putinin të marrë Ukrainën’.

Në diskutimin e Musk me Döpfner për pushtimin e Ukrainës, CEO i Tesla tha se është e domosdoshme që Putini të ndalet.

“Unë mendoj se qeveria amerikane ka bërë më shumë sesa njerëzit mund të kuptojnë. Por thjesht nuk është bërë shumë publike. Por është e rëndësishme të bëjmë diçka serioze. Nuk mund ta lejojmë Putinin të marrë kontrollin e Ukrainës. Kjo është çmenduri,” tha Musk.

Disa spekulojnë se presidenti rus, Putin mund të jetë njeriu më i pasur në botë, me financierin Bill Broëder, i cili dëshmoi në vitin 2017 se ai beson se Putin “ka grumbulluar 200 miliardë dollarë fitime të paligjshme”, raporton Bussines Insider.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota elon musk putin elon musk putin

Sondazh

Poll