Bota

Sekretarja britanike: Heqim sanksionet ndaj Rusisë nëse bën armëpushim në Ukrainë

27 Mars 2022, 06:37 Nga DOSJA
Sekretarja britanike: Heqim sanksionet ndaj Rusisë nëse bën

BRITANI– Sanksionet kundër oligarkëve, bankave dhe bizneseve ruse mund të hiqen nëse Rusia i jep fund pushtimit të Ukrainës. Kjo ka qenë deklarata e Sekretares së Jashtme britanike Liz Truss e cila tha se “sanksionet” do të ktheheshin nëse presidenti rus do të sulmonte përsëri.

Truss tha se një “njësi negociatash” ishte krijuar në Ministrinë e Jashtme për të ndihmuar bisedimet e paqes. Ndërsa trupat e Kremlinit vazhdojnë të luftojnë, komentet e saj mund të shihen si një nxitje për Vladimir Putin për të ndërmjetësuar një marrëveshje me Ukrainën.

“Këto sanksione duhet të hiqen vetëm me një armëpushim dhe tërheqje të plotë, por edhe me angazhime se nuk do të ketë agresion të mëtejshëm. Dhe gjithashtu, ekziston mundësia për të pasur sanksione të shpejta nëse ka agresion të mëtejshëm në të ardhmen”.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Bombardime në Kiev! Vritet gjenerali rus, Zelenskyy: Kemi nevojë për më shumë armë

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll