Bota

‘S’duhet të jetë në pushtet’/ Shtëpia e Bardhë: Biden s’po diskutonte fuqinë e Putin

27 Mars 2022, 05:34 Nga DOSJA
‘S’duhet të jetë në pushtet’/ Shtëpia e

SHBA– Presidenti Joe Biden bëri thirrje për largimin e Putin. Megjithatë, menjëherë pas fjalimit të Bidenit, Shtëpia e Bardhë mohoi se presidenti po bënte thirrje për ndryshim regjimi në Rusi.

“Qëndrimi i Presidentit ishte se Putini nuk mund të lejohet të ushtrojë pushtet mbi fqinjët e tij apo rajonin. Ai nuk po diskutonte fuqinë e Putinit në Rusi, apo ndryshimin e regjimit,” tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për Fox News Digital menjëherë pas përfundimit të fjalimit.

Biden tha ditën e kaluar se presidenti rus Vladimir Putin “nuk duhet të qëndrojë në pushtet”, pasi ai e shpalli pushtimin rus të Ukrainës një “dështim strategjik” ndërsa premtoi mbështetje të vazhdueshme për popullin ukrainas.

“Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”, tha Biden gjatë një fjalimi përpara Kështjellës Mbretërore në Varshavë, Poloni.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden putin joe biden putin

Sondazh

Poll