Aktualitet

Zjarri në komisariatin e Kamzës!Avokati i Popullit: Nevojë urgjente për përmirësim kushtesh

27 Mars 2022, 05:41 Nga DOSJA
Zjarri në komisariatin e Kamzës!Avokati i Popullit: Nevojë

TIRANË-Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në komisariatin e Kamzësn. Përmes një njoftimi, ka bërë thirrje për përmirësim të kushteve të paraburgimit. Avokati i Popullit thotë se ka rekomanduar masa mbi ndërtimin e ambienteve të sigurisë, mjediseve të veçanta për të miturit, pajisjen me orendi bazë, pajisjen me sistem ngrohjeje për stinën e ftohtë, pajisjen me sistemin e sinjalizimit me zile për raste emergjente, pajisjen me sistemin e monitorimit me kamera, si dhe kushte të tjera”.

Reagimi i plotë i avokatit të popullit:

Nga informacionet e marra, mësohet se si pasojë e një zjarri me origjinë të paqartë në Komisariatin nr.5 në Tiranë, kanë pësuar dëmtime shtetasit e ndaluar A. M., D. I., si dhe punonjësi i policisë H. B. Sikurse është bërë e ditur nga njoftimet zyrtare, shtetasi A. M., i cili ishte person i ndaluar në mjediset e këtij komisariati, ka ndërruar jetë në spital.

Avokati i Popullit u shpreh ngushëllimet familjarëve dhe shërim të shpejtë shtetasve të dëmtuar. Nisur nga kjo ngjarje Avokati i Popullit, për herë të disatë sjell në vëmendje të autoriteteve nevojën e marrjes së masave të menjëhershme dhe energjike për përmirësimin e kushteve pranë njësive policore në përputhje me angazhimet e shtetit shqiptar pranë organizmave ndërkombetarë si dhe në zbatim të akteve ligjore kombëtare e ndërkombëtare. Në rekomandimin më tē fundit të Avokatit të Popullit për Komisariatin nr. 5 të Policisë së Tiranës, i dërguar në qershor 2021, i është mëshuar pikërisht nevojës për plotësimin e kushteve normale në këto ambiente, për parandalimin e ngjarjeve analoge me këtë të mbrëmjes së sotme, e cila fatkeqësisht në këtë rast rezultoi fatale. Më specifikisht Avokati i Popullit ka rekomanduar masa mbi ndërtimin e ambienteve të sigurisë, mjediseve të veçanta për të miturit, pajisjen me orendi bazë, pajisjen me sistem ngrohjeje për stinën e ftohtë, pajisjen me sistemin e sinjalizimit me zile për raste emergjente, pajisjen me sistemin e monitorimit me kamera, si dhe kushte të tjera. Rekomandimi i plotë gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Avokatit të Popullit. Avokati i Popullit nënvizon që rekomandimet e përpiluara prej tij drejtuar institucioneve të shtetit shqiptar, nuk kanë qëllim tjetër përveçse përputhjen e standardeve faktike me angazhimet e marra nga shteti shqiptar në raport me grarantimin e të drejtave të njeriut, përfshirë këtu ato të qytetarëve që vuajnë dënime në institucione penitenciare apo janë të ndaluar në njësi policore.

Mbrëmjen e kaluar, një i arrestuar për dhunë ndaj nënës së tij, Arben Mici , 26 vjeç, ndërroi jetë si pasojë e zjarrit të vënë në komisariatin numër 5 në Kamëz. I asfiksuar nga tymi ka mbetur Hajredin Boja, me detyrë efektiv policie në komisariatin e Kamzës, ndërsa Dilaver Idrizi 62-vjeç ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne komisariatin e policise ne kamez zjarr ne komisariatin e policise ne kamez

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Mars 2022, 21:14

Zjarri në Kamëz, humb jetën një person

KAMËZ- Një prej personave që i vuri flakën vetes në komisariatin e Kamzës ka humbur jetën. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se personi i ndaluar që i vur...