Aktualitet

Ndryshon ora! Sot akrepat shkojnë 60 minuta përpara

27 Mars 2022, 05:07 Nga DOSJA
Ndryshon ora! Sot akrepat shkojnë 60 minuta përpara

TIRANË– Ndryshon ora! Duke nisur nga sot do të flemë më pak.

Akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta para, për të shënuar nisjen e periudhës së orës verore. Ndërrimi ndodhi në orën 2 pas mesnatës, ku akrepat lëvizën dhe orën 03:00.

Kjo orë do të na shoqërojë deri të dielën e fundit të Tetorit ku akrepat do të shkojnë sërish 60 minuta pas. Me orën e re dita do të jetë më e gjatë.

Ndryshimi i orës u prezantua në vitin 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore nga Gjermania dhe aleatët e saj në atë kohë, me qëllim që të kursenin përdorimin e qymyrit.

Në Europë, Komisioni Europian e hoqi detyrimin për vendet anëtare për të ndryshuar orën, një vendim që duhet të hynte në fuqi në vitin 2021, por për shkak të pandemisë dhe mjaft burokracive, vendimi nuk ka marrë ende fuqi ligjore. Sipas vendimit, secili vend do ta vendosë në mënyrë të pavarur nëse do ta ndryshojë apo jo orën.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ndryshon ora ora ndryshon ora ora

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Mars 2022, 21:14

Zjarri në Kamëz, humb jetën një person

KAMËZ- Një prej personave që i vuri flakën vetes në komisariatin e Kamzës ka humbur jetën. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se personi i ndaluar që i vur...