Aktualitet

VD/ Zjarr në Komisariatin e Kamzës, vetëflijohet i arrestuari! Të asfiksuar edhe 2 persona

26 Mars 2022, 20:18 Nga DOSJA
VD/ Zjarr në Komisariatin e Kamzës, vetëflijohet i arrestuari!

TIRANË- Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Komisariatin nr. 5 në Kamëz, ku ka edhe viktima. Arben Mici, 26 vjeç, i ka vënë flakën qelisë në ambientet e paraburgimit të Komisariatit duke ndërruar jetë në vend nga plagët e marra prej flakëve.

Dosja.al ka mësuar ekskluzivieht se i riu, i dënuar edhe më parë për dhunë në familje, ishte ndaluar sërish sot, e Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Vendimi duket se nuk është pritur mirë nga i riu, i cili në gjendje të rënduar psikologjike ka vendosur të vetëflijohet. Bashkë me të është lënduar edhe i ndaluari tjetër që ndante qelinë me të, i identifikuar me emrin Dilaver Idrizi, dhe punonjësi i policisë H. B., i cili mesa duket ka tentuar që ti ndihmojë por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Deri më tani janë ende të paqarta rrethanat sesi i riu ka mundur të ndezë zjarr dhe ti vendosë flakën vetes brenda një ambienti ku çdo lëvizje e tij duhet të monitorohej, por këto dhe të tjera detaje priten të zbulohen nga ekspertiza e zjarrfikësve dhe kamerat e sigurisë së Komisatiatin.

Megjithatë nuk përjashtohet edhe mundësia që të rinjtë kanë tentuar që të arratisen apo që ngjarja të jetë aksidentale. Por e gjitha pritet që të zbardhet nga grupi hetimor, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (ish-SHÇBA) që do të hetojë efektivët që kanë qenë në krye të detyrës në Komisariatin e Kamzës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Dinamika/ I vuri flakën dyshekut 26-vjeçari në komisariatin e Kamzës, si ndodhi ngjarja

EKSKLUZIVE/ I ndaluari i vuri flakën dyshekut, detaje nga ngjarja e rëndë në Kamëz

EMRI/ Humbi jetën nga flakët, 26-vjeçari i dënuar më parë për dhunë në familje

Zjarri në Kamëz, Policia njoftim zyrtar: 1 ka humbur jetën dhe 2 të lënduar

Zjarri në Kamëz, humb jetën një person

Detaje nga zjarri në Komisariatin e Kamzës, dy persona i vunë flakën vetes

(I.A;k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben mici dilaver idrizi zjarr ne komisariatin e policise ne kamez arben mici dilaver idrizi zjarr ne komisariatin e policise ne kamez

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Mars 2022, 21:14

Zjarri në Kamëz, humb jetën një person

KAMËZ- Një prej personave që i vuri flakën vetes në komisariatin e Kamzës ka humbur jetën. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se personi i ndaluar që i vur...