Bota

‘Legjislacioni i ri kufizon shprehjen e lirë’, Spotify pezullon shërbimin në Rusi

25 Mars 2022, 17:11 Nga DOSJA
‘Legjislacioni i ri kufizon shprehjen e lirë’, Spotify pezullon

RUSI– Platforma e transmetimit muzikor Spotify ka pezulluar shërbimet në Rusi për shkak të pushtimit të Ukrainës, tha një zëdhënës i kompanisë.

Sipas Guardian,  zëdhënësi tha se ndërsa është e rëndësishme që të përpiqemi ta mbajmë shërbimin tonë funksional në Rusi për të ofruar lajme dhe informacione të besueshme, të pavarura në rajon, ndikimi i legjislacionit të ri kufizon më tej aksesin në informacion, eliminon shprehjen e lirë dhe kriminalizon disa llojet e lajmeve vënë në rrezik sigurinë e punonjësve të Spotify dhe ndoshta edhe të dëgjuesve tanë.

Pasi kemi shqyrtuar me kujdes opsionet tona dhe rrethanat aktuale, kemi ardhur në vendimin e vështirë për të pezulluar plotësisht shërbimin tonë në Rusi”.-tha zëdhënësi.

Spotify ndjek një varg të gjatë kompanish perëndimore, duke përfshirë Apple, H&M, Mastercard, Netflix, Unilever, Visa dhe më shumë, për të pezulluar ose larguar shërbimet në Rusi pas fillimit të luftës.

Lajmi kryesor/ LUFTA/ 300 viktima nga sulmi në Mariupol, Biden në Poloni, Zelensky: Sanksionet erdhën vonë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota sanksionet ndaj rusise spotify sanksionet ndaj rusise spotify

Sondazh

Poll