Bota

Pas kthimit nga Burkseli, Erdogan do të bisedojë me Putin dhe Zelenskyyn

25 Mars 2022, 15:00 Nga DOSJA
Pas kthimit nga Burkseli, Erdogan do të bisedojë me Putin dhe

TURQI- Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan tha se do të vazhdojë të bëjë përpjekje ndërmjetësimi midis Rusisë dhe Ukrainës në tentativë për të arritur një marrëveshje dhe ndaluar luftën.

Turqia bëri përpjekje të mëdha që në fillim për t’i dhënë fund luftës së vazhdueshme në Ukrainë”.-tha Erdogan.

Ai tha se do të takohet me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe mund të zhvillojë bisedime me presidentin rus Vladimir Putin këtë fundjavë ose në fillim të javës së ardhshme për të vlerësuar rezultatet e samitit të NATO-s të së enjtes.

Në mes të luftës, shumë kompani të mëdha po largohen nga Rusia dhe dyert e Turqisë janë hapur plotësisht”, tha Erdogan.

Duke larguar shqetësimet për mungesën e ushqimit për shkak të luftës, ai tha se po merren të gjitha masat për të siguruar ushqimin gjatë muajti të Ramazanit.

Turqia po luan rolin më aktiv në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund sulmit rus në Ukrainë. Pas takimit të organizuar nga kryediplomati turk Mevult Çavushollu në Antalia midis homologëve të tij të Keivit dhe Moskës. Erdogan dhe më herët ka shprehur vullnetin dhe bindjen për të ulur në bisedime Zelenskyn dhe Putin.

Lajmi kryesor/ LUFTA/ 300 viktima nga sulmi në Mariupol, Biden në Poloni, Zelensky: Sanksionet erdhën vonë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi rexhep taip erdogan volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi rexhep taip erdogan volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll