Bota

Rusia do të fokusohet në ‘çlirimin’ e plotë të Donbasit duke vijuar sulmet në disa qytete

25 Mars 2022, 14:39 Nga DOSJA
Rusia do të fokusohet në ‘çlirimin’ e plotë

UKRAINË- Rusia ka thënë se do të fokusohet në “çlirimin” e plotë të rajonit të Donbasit të Ukrainës dhe nuk përjashton mundësinë e sulmit në qytetet e bllokuara të Ukrainës, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar ministrinë e mbrojtjes dhe ushtrinë.

Ministria e Mbrojtjes tha se Rusia kishte shqyrtuar dy opsione për “operacionin e saj special” në Ukrainë, njëra vetëm brenda republikave të vetëshpallura separatiste në Donbas dhe tjetra në të gjithë territorin e Ukrainës.

Në fillim të kësaj jave, ambasada amerikane në Kiev shkroi në Twitter se 2,389 fëmijë ukrainas nga Donetsk dhe Luhansk në rajonin e kontestuar të Donbasit ishin “larguar ilegalisht”, duke cituar ministrinë e jashtme të Ukrainës.

Kjo nuk është ndihmë. Është rrëmbim,” thuhej në njoftimin e ambasadës.

Lajmi kryesor/ LUFTA/ 300 viktima nga sulmi në Mariupol, Biden në Poloni, Zelensky: Sanksionet erdhën vonë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi rajoni donbasit lufta ukraine-rusi rajoni donbasit

Sondazh

Poll