Bota

Pas Samitit të BE-së, Orban: Refuzuam sanksionet shtesë, 85% e gazit na vjen nga Rusia

25 Mars 2022, 14:19 Nga DOSJA
Pas Samitit të BE-së, Orban: Refuzuam sanksionet shtesë, 85% e

HUNGARI– Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, pas konsultimit me krerët e qeverive të Bashkimit Evropian, është shprehur në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë.

Disa vende kanë propozuar sërish shtrirjen e sanksioneve ndaj energjisë, qymyrit, gazit dhe naftës. Në diskutim ka marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy përmes videos.

Zelenskyy na pyeti për sanksionet. Ne menduam dhe refuzuam, duke pasur parasysh se 85 për qind e gazit dhe 60 për qind e naftës vijnë në Hungari nga Rusia. Hungaria është kundër zgjerimit të sanksioneve anti-ruse për energjinë, sepse kjo do të çonte në stagnimin e ekonomisë së saj në kohën më të shkurtër të mundshme’– tha Orban.

Sipas tij, kundër sanksioneve energjetike nuk është vetëm Hungaria.

”Për fat të mirë, disa vende të tjera kanë paraqitur argumente të ngjashme, kështu që arsyeja e shëndoshë ka mbizotëruar dhe gazi dhe nafta do të vazhdojnë të rrjedhin në Hungari,” përfundoi Orban.

Lajmi kryesor/ LUFTA/ 300 viktima nga sulmi në Mariupol, Biden në Poloni, Zelensky: Sanksionet erdhën vonë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi viktor orban lufta ukraine-rusi viktor orban

Sondazh

Poll