Bota

“Ne po shkojmë në kundërsulm”, këshilltari i qeverisë ukrainase optimist për luftën

25 Mars 2022, 14:10 Nga DOSJA
“Ne po shkojmë në kundërsulm”, këshilltari i

UKRAINË- Një këshilltar i qeverisë ukrainase dha një notë optimiste duke përshkruar ofensivat e fundit në rajonin përreth Kievit.

Ne po shkojmë në kundërsulm. Ne po ecim përpara”, tha për televizionin ukrainas, Vadym Denysenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm.

Forcat ukrainase dukej se kishin rimarrë territorin rreth vendbanimit të vogël të Lukianovka rreth 55 kilometra në lindje të kryeqytetit.

Në veriperëndim të Kievit, kryebashkiaku i Irpin tha se 80% e qytetit kontrollohej nga ushtria ukrainase, por shtoi se ai ishte ende nën zjarr të vazhdueshëm nga raketat ruse Grad.

Beteja shumë serioze u zhvilluan pranë Baryshivka [në lindje], Bucha, Hostomel dhe Irpin. Ne arritëm të rimarrëm shumë. 12 tanke, disa avionë, më shumë se 10 njësi automjetesh të blinduara dhe të paktën 300 njerëz u shkatërruan në 24 orët e fundit.” tha Denysenko.

Linjat mbrojtëse po mbaheshin, tha ai, me kundërsulm të organizuar. Në të njëjtën kohë, Denysenko raportoi sulme të mëtejshme ajrore ruse në jug të kryeqytetit, afër Vasylkiv, i cili është rreth 30 kilometra larg, dhe Bila Tserkva, rreth 70 kilometra larg.

Sipas Forcave të Armatosura të Ukrainës, përgjigja e Rusisë ndaj humbjeve të saj është vazhdimi i rritjes së numrit të trupave në Bjellorusinë fqinje, me shumë të dislokuar nga njësitë në lindje të Rusisë.

Lajmi kryesor/ LUFTA/ 300 viktima nga sulmi në Mariupol, Biden në Poloni, Zelensky: Sanksionet erdhën vonë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vadym denysenko lufta ukraine-rusi vadym denysenko

Sondazh

Poll