Bota

Ish-presidenti rus: Sanksionet nuk do të kenë ndikim në Moskë

25 Mars 2022, 09:20 Nga DOSJA
Ish-presidenti rus: Sanksionet nuk do të kenë ndikim në

RUSI– Dmitry Medvedev, ish-president i Rusisë dhe tani zëvendësshef i Këshillit shtetëror të Sigurisë, ka thënë se do të ishte “budallallëk” të besohet se sanksionet e Perëndimit kundër bizneseve ruse mund të kenë ndikim në Qeverinë në Moskë. Perëndimi ka vendosur një mori sanksionesh ndaj Rusisë, dhe disa sanksione shënjestrojnë oligarkë rusë, që besohet se janë të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Le të pyesim veten: A mund të kenë këta biznesmenë, qoftë edhe ndikimin më të vogël në udhëheqësinë e shtetit?”, ka thënë Medvedev në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve, RIA.

“Po ju them hapur, jo, nuk ka mundësi”.

Mirëpo analistët besojnë se ndëshkimi i oligarkëve mund të funksionojë, pasi ata mund t’i bëjnë presion Putinit për të ndryshuar strategjinë.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitry medvedev lufta ukraine-rusi dmitry medvedev lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 25 Mars 2022, 09:17

BE arrin marrëveshje për gaz me SHBA-në

SHBA– Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur të premten një marrëveshje të madhe për gazin e lëngshëm natyror, si përpjekje për të zvogëlu...