Bota

Bombardimet ruse/ Centrali bërthamor i Çernobilit rrezikon të mbetet pa punëtorë

25 Mars 2022, 07:32 Nga DOSJA
Bombardimet ruse/ Centrali bërthamor i Çernobilit rrezikon të

UKRAINË- Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike shprehu “shqetësim” të enjten pasi Ukraina paralajmëroi për bombardime nga Rusia të qytetit ku jeton personeli që punon në kantierin bërthamor të Çernobilit.

“Ukraina informoi Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) sot se forcat ruse po bombardonin pikat e kontrollit ukrainas në qytetin Slavutych ku jetojnë shumë njerëz që punojnë në termocentralin bërthamor të Çernobilit aty pranë, duke i vënë ata në rrezik”-tha agjencia e OKB-së me qendër në Vjenë.

Sipas The National news, drejtori i përgjithshëm i saj, Rafael Grossi shprehu “shqetësim të madh” për situatën. Ai ka kërkuar të sigurojë një marrëveshje me të dy palët që nga takimi me ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës dy javë më parë në Turqi.

Incidenti do të ndodhë vetëm disa ditë pasi stafi teknik në Çernobil më në fund ishte në gjendje të shkonte në shtëpitë e tyre në Slavutych dhe të pushonte pasi punoi për gati katër javë pa asnjë ditë pushim duke qën se nuk kishte njeri që ti zëvendësonte”-tha Grossi.

Forcat ruse morën kontrollin e uzinës më 24 shkurt. Rreth 100 teknikë ukrainas vazhduan më pas të kryenin operacionet e përditshme në zonën radioaktive për gati katër javë pa pushim. Që nga fillimi i ofensivës ushtarake ruse, shefi i IAEA ka paralajmëruar vazhdimisht për rreziqet e konfliktit, i cili është i pari që ndodh në një vend me një pasuri të madhe bërthamore që përfshin 15 reaktorë, përveç Çernobilit.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Biden në Poloni, takohet me refugjatët ukrainas, Zelenskyy: Sanksionet erdhën vonë

 

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota centrali berthamor çernobil lufta ukraine-rusi centrali berthamor çernobil lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll