Politike

Basha në takime pas dorëheqjes! Ia zbulon Bardhi: Kishte ikur në fshat, e telefonova direkt

24 Mars 2022, 20:23 Nga DOSJA
Basha në takime pas dorëheqjes! Ia zbulon Bardhi: Kishte ikur në

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka zbuluar se Lulzim Bash aka vijuar takimet me demokratët edhe pasi ka dhënë dorëheqjen. I ftuar në “Frontline”, me Marsela Karapançon, Bardhi tha se vijon të mbajë kontakte me Bashën dhe se për herë të fundit e kishte telefonuar pak ditë më parë. Ai shtoi se kishte marrë vesh se Basha kishte shkuar në një fshat për të zhvilluar takim me demokratë dhe e kishte telefonuar për ta pyetur për këtë gjë.

“Nuk e shikoj që misioni i tij të ketë marrë fund. Basha ka një kontribut të jashtëzakonshëm në PD dhe ka për të dhënën akoma. Akti i tij ishte për të ndihmuar PD-në. Ne gjendjen ku është PD, tërheqja e tij duke marrë me vete edhe Berishën është një zgjidhje për PD-në. Akti që ka ndërmarrë ai në situatën e krijuar është zgjidhja më e mirë për PD-në. Du ata falenderoj që ai kapërceu vetveten dhe interesin e tij duke menduar interesin e demokratëve. Jam krenar që kam qenë dhe vazhdoj të jem një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. Ai na tregoi se betejën e bërë gjatë gjithë kësaj kohe nuk e kishte bërë për karrigen e kryetarit. Kam pasur kontakt, kishim një telefonatë pasi Basha kishte zhvilluar një takim me disa demokratë në fshat. E mora vesh dhe e telefonova për ta pyetur për këtë gjë. Ishte telefonatë jashtë zhvillimeve aktuale në Partinë Demokratike,”- tha Bardhi. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi lulzim basha gazment bardhi lulzim basha

Sondazh

Poll