Bota

Dialogu me Serbinë, Stano: Për takimet do njoftojmë kur e shohim të nevojshme

24 Mars 2022, 17:50 Nga DOSJA
Dialogu me Serbinë, Stano: Për takimet do njoftojmë kur e shohim

KOSOVË- Kryenegociatori kosovar i dialogut me Serbinë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, do të udhëtojë për në Bruksel këtë të premte për një takim me ndërmjetësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak. Gazeta Express shkruan se takimin mes tyre e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Për këtë takim u raportua se është në kuadër të procesit të dialogut derisa u paralajmërua se në po të njëjtën ditë, Lajçak do të takohet virtualisht edhe me palën serbe. Megjithatë, s’pritet të ketë takim mes Kosovës dhe Serbisë. Në anën tjetër, Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, nuk e ka konfirmuar se ky takim është në kuadër të procesit të dialogut.

“Si zakonisht, ne do të njoftojmë për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut nëse dhe kur e shohim të nevojshme”, ka thënë ai.

Lajçak në një intervistë për televizionin publik pati thënë se janë shumë afër që dyja palët të pajtohen në disa tema konkrete dhe u shpreh optimist se shumë shpejt do të arrijmë marrëveshje në shumicën prej tyre, sidomos në çështjen për personat e zhdukur dhe menaxhimin e rrymës në veri.

Derisa u rriten thirrjet për integrim të Ballkanit Perëndimor në një procedurë më të shpejtë pas rrethanave të reja gjeopolitike që prodhoi agresioni rus në Ukrainë, Kosova dhe Serbia duhet të kalojnë rrugën e dialogut për të filluar procedurat për të hyrë në Bashkimin Europian. Megjithatë, ende nuk ka një datë të caktuar se kur do të mbahet një takim i nivelit të lartë mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni besnik bislimi miroslav lajčák përparim kryeziu peter stano besnik bislimi miroslav lajčák përparim kryeziu peter stano

Sondazh

Poll