Bota

‘Nuk e kërcënova por e ka të qartë’, Biden thotë se Kina i di pasojat nëse ndihmon Rusinë

24 Mars 2022, 18:10 Nga DOSJA
‘Nuk e kërcënova por e ka të qartë’, Biden

BRUKSEL- Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se beson se Kina i kupton pasojat potencialisht të tmerrshme ekonomike që do të pasonin nëse vendi do t’i japë ndihmë Rusisë në luftën e saj në Ukrainë.

Unë mendoj se Kina e kupton se e ardhmja e saj ekonomike është shumë më e lidhur me perëndimin sesa me Rusinë. Dhe kështu shpresoj që ai të mos angazhohet”, tha Biden.

Biden tha se kishte një bisedë shumë të drejtpërdrejtë mepresidentin kinez Xi Jonping javën e kaluar mbi këtë temë. Ai tha se nuk bëri kërcënime, por e bëri të qartë se Xi i kuptoi pasojat e ndihmës së tij ndaj Rusisë.

Ai vuri në dukje pasojat e sjelljes së Rusisë dhe vuri në dukje se Kina kishte kërkuar të zhvillonte lidhje më të forta ekonomike me Perëndimin. Ai tha se i tha Xi-t se ai do ta vinte veten në rrezik të madh në ato synime, nëse, në fakt, ai do të shkonte përpara.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ Tre samite në Bruksel! Biden takohet me liderët e NATO-s, G7 dhe aleatët e BE-së

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden samiti i brukselit xi jinping joe biden samiti i brukselit xi jinping

Sondazh

Poll