Bota

OKB-ja goditje diplomatike Rusisë, voton rezolutën që e fajëson për luftën në Ukrainë

24 Mars 2022, 16:45 Nga DOSJA
OKB-ja goditje diplomatike Rusisë, voton rezolutën që e

SHBAAsambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar në favor të një rezolute që e bën të qartë se Rusia është shkaku i vetëm i krizës humanitare në Ukrainë. Pothuajse tre të katërtat e organizatës kërkuan akses ndihme dhe mbrojtje civile në Ukrainë dhe kritikuan Rusinë për krijimin e një situate “të tmerrshme” humanitare. 

Rezoluta gjithashtu kërkon t’i jepet fund rrethimit të qyteteve, në veçanti të qytetit port të Mariupolit. 

Është hera e dytë që Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh ka izoluar në masë të madhe Rusinë për pushtimin e fqinjit të saj.  Rezoluta, e cila u hartua nga Ukraina dhe aleatët, mori 140 vota pro dhe pesë vota kundër nga Rusia, Siria, Koreja e Veriut, Eritrea dhe Bjellorusia.  Gjithsej 38 vende, përfshirë Kinën, abstenuan nga votimi. 

Të mërkurën, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield u tha vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se duke votuar në favor të rezolutës, e cila bën thirrje pjesërisht për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive nga Federata Ruse në Ukrainë, ata “po votojnë për fundi i luftës.”

Asambleja e Përgjithshme dëgjoi fjalimet mbi situatën humanitare në Ukrainë të mërkurën dhe të enjten.

LAJMI KRYESOR: 1 Muaj luftë! Rusët luftojnë për çdo rrugë në Mariupol, takohen liderët në Bruksel

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota asambleja e pergjithshme linda thomas-greenfield lufta ukraine-rusi asambleja e pergjithshme linda thomas-greenfield lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll