Bota

Ishte ‘zhdukur’ prej 10 ditësh, video ku shfaqet në publik ministri mbrojtjes ruse

24 Mars 2022, 14:49 Nga DOSJA
Ishte ‘zhdukur’ prej 10 ditësh, video ku shfaqet në publik

RUSI- Ditën e sotme në kanalin televiziv Rusia 24 u transmetuan pamjet e regjistruara të takimit operacional të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vendit, ku përfshihej ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili nuk ishtë parë për më shumë se një javë në pubik.

Zëdhënësi presidencial i Rusisë, Dmitriy Peskov, tha se Shoigu po jepte një raport mbi të ashtuquajturin “operacion ushtarak ukrainas” nga distanca. Pamjet nuk treguan Shoigu të fliste, por imazhi i tij u shfaq në ekran mes pjesëmarrësve të tjerë të video-telefonatës që raportonin te presidenti rus, Vladimir Putin.

Shoigu, një aleat i ngushtë i Putinit, nuk është parë kohët e fundit pavarësisht se ka një rol udhëheqës në pushtimin rus të Ukrainës. Disa raporte të mediave ruse kanë spekuluar se ai mund të ketë probleme shëndetësore.

Zëdhënësi i Kremlinit hodhi poshtë më parë mungesën e pranisë publike të Shoigut duke thënë se ai “ka shumë në pjatën e tij për momentin”. Duke folur për CNN të enjten, Peskov refuzoi gjithashtu të komentojë një hetim të pavarur ndaj burimeve të Ministrisë së Mbrojtjes që rrjedhin informacione rreth problemeve shëndetësore të Shoigut.

Shoigu u shfaq për herë të fundit në një transmetim të Channel One më 18 mars, për të cilin media ruse tha se ishte nga ajo ditë. Por gazetarët rusë kanë spekuluar se ngjarja që po transmetohej ishte e 11 marsit.

LAJMI KRYESOR: 1 Muaj luftë! Rusët luftojnë për çdo rrugë në Mariupol, takohen liderët në Bruksel

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sergei shoigu lufta ukraine-rusi sergei shoigu

Sondazh

Poll