Bota

OKB: Pushtimi i Ukrainës do të shkaktojë krizë ushqimore në Lindjen e Mesme dhe Afrikë

23 Mars 2022, 17:08 Nga DOSJA
OKB: Pushtimi i Ukrainës do të shkaktojë krizë ushqimore

SHBA- Pushtimi rus i Ukrainës mund të shkaktojë një krizë ushqimore në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ku tha se vendet që varen nga importet e grurit ukrainas dhe rus do të përballen me mungesa.

“Çmimet e ushqimit, karburantit dhe plehrave po rriten në qiell, zinxhirët e furnizimit po ndërpriten. E gjithë kjo po godet më së shumti më të varfërit dhe po mbjell farën e paqëndrueshmërisë politike dhe trazirave në mbarë globin,” tha Guterres.

Guterres përmendi Egjiptin, Libanin, Libinë, Somalinë, Sudanin dhe Jemenin si kombe që importojnë të paktën gjysmën e grurit të tyre nga Ukraina ose Rusia. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar tashmë një rritje të çmimeve të grurit, duke shtuar inflacionin në çmimet e ushqimeve. Kontratat e së ardhmes së grurit në fillim të marsit ishin në nivelin më të lartë që nga viti 2008. Rusia dhe Ukraina së bashku përbëjnë 14% të të gjithë prodhimit global të grurit dhe 29% të të gjitha eksporteve të grurit.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antonio guterres lufta ukraine-rusi okb antonio guterres lufta ukraine-rusi okb

Sondazh

Poll